Kryesore

Aktorja e njohur turke rikthehet në Shqipëri për pushime

18:35 - 03.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja turke shumë e njohur prej rolit të saj në serialin ‘Kurt Seit dhe Sura’, Farah Zeynep Abdullah ndodhet në Shqipëri. Këtë e ka bërë me dije vetë Farah, e cila ka postuar disa foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku na ka treguar se është rikthyer për pushime në vendin tonë dhe këtë herë ka zgjedhur Sarandën.




Në një postim në ‘Instastory’ ajo ka përshëndetur fansat shqiptarë, ndërsa publikon edhe flamurin kuqezi  dhe një zemër. Kujtojmë se aktorja ka qënë në Shqipëri në korrik të 2019-s, ku vizitoi qytetin bregdetar dhe qëndroi disa ditë në Ksamil.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.