BOTA

Kryeministri francez Edouard Philippe dorëhiqet nga posti

10:34 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edouard Philippe është tërhequr nga posti i Kryeministrit, por do të vazhdojë të drejtojë “çështjet aktuale” derisa të emërohet një kabinet i ri. Kështu njoftoi të premten zyra e Presidentit Francez.




Reuter bën të ditur se presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe.

Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksesshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.

Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, “menaxhojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.