AKTUALITET

Me silenciator, gati për të kryer një vrasje. Kapet 48-vjeçari, policia: Dyshohet se përdorej nga grupe kriminale kundrejt pagesës

11:12 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, me armë me silenciator me vete, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga ka vënë Gentian Bajramajn, me precedentë të mëparshëm penalë, e që sipas policisë, dyshohet se është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”, njofton policia.

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni policor “Mision i pamundur”.

Parandalohet një ngjare e mundshme kriminale.

Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në pranga 48-vjeçari.

Policia i sekuestron një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.

Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”.

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa traga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.