Kryesore

Takimi me Hotin, Rama: Nëse na lë COVID, në shtator mbledhja e qeverive në Shkodër, në nëntor…

12:08 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për t’u zhvilluar në vjeshtë mes dy vendeve. Fjala është për mbledhjen e qeverive në pjesën e dytë të shtatorit dhe një kongres të autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.




Pas takimit, Rama dhe Hoti kanë dalë në një konferencë për mediat, ku Rama foli për temat e biseduara mes dy homologëve.

“Kemi rënë dakord për një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive me shpresën se situata jo e lehtë lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me COVID-in do na e mundësojë këtë në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në nëntor, ku dëshirojmë që dy qeveritë tona të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Rama ka theksuar se temat kyçe të diskutuara gjatë takimit me Hotin ka qenë Dogana e Kosoves ne Durres, njehsimi i dokumenteve per shkembimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-impor dhe hapja e kufit pa kontroll per levizjen e njerezve.

“Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim j e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative deh juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama.

Njehësimi i dokumenacionit per mallrat 

“Njehsimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njehsuar e të mos i kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë, psh të AKU kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej por një dokument i vlefshëm për të dy vendet”, – tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.