AKTUALITET

Zbulohet shkaku i vdekjes/ Nëna me vajza refuzonin ushqimin, detajet e reja

10:12 - 03.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi kanë ndërruar jetë nga mosushqyerja. Ndërkaq Blerta Josifi është gjendur në gjendje kritike për jetën, po nga moshushqyerja. Gratë besonin në ringjalljen pas vdekjes, pasi prej shumë kohësh ishin praktikante të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”.




Ngjarja e rëndë, në përmasat e horrorit, ndodhi mbrëmë mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”. Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, që s’po komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë. Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Vajza tjetër, Blerta u gjet me shenja jete. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ndërkaq ajo ka mundur që të shkëmbejë disa fjalë me policët duke i thënë vetëm “Ju se dini sesa kemi sakrifikuar ne për ringjalljen”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.