Aktualitet

Flet inxhinieri i respiratorëve: Çfarë ndodh në ‘zonën e kuqe’ të Infektivit. Pse janë shtuar rastet me COVID

11:11 - 07.07.20 gsh

Ermand Mertenika është inxhinier i pajisjeve mjekësore, ku përgjatë muajve të pandemisë, fokusi ka qenë tek respiratorët, si një shpëtim jete për të sëmurët nga COVID-19. Në një intervistë dhënë për Gazeta Shqiptare, inxhinieri na rrëfen se çfarë ndodhë brenda zonës së kuqe, tek reanimacioni i Infektivit. Më tej Mertenika tregon se rritja e shifrave të të prekurve nuk është një valë e dytë, por sipas tij, një bashkëjetesë e njeriut me këtë virus.



Atëherë kur u duk se COVID po largohej, u shtuan dhe rastet. Sipas jush kemi të bëjmë me valën e dytë apo jemi ende në valën e parë?

Covid-19 është një virus agresiv dhe specifik pra tenton të shkatërrojë sistemin pulmonar (mushkëritë) e pacientëve pra njësitë më të vogla të mushkërive të cilat quhen Alveolë, aty pikërisht ndodh kalimi i oksigjenit në gjak. Pra Covid-19 “pushton” hapësirën e alveolave dhe kjo do të thotë që bllokon transferimin e oksigjenit në gjak dhe si rezultat i kësaj të fundit kur patologjia përshkallëzohet pra përkeqësohet, atëherë mushkëritë dalin jashtë funksionit dhe pacienti kalon në vdekje klinike. Për të evituar që pacienti mos të kalojë në vdekje klinike atëherë përdoren aparaturat që e mbajnë në jetë pacientin në mënyrë artificiale pra ventilatorët e reanimacioni ose respiratorët (mushkëritë artificiale). Aktualisht duke patur parasysh që Covid-19 Corona është një virus ku akoma nuk ju është gjetur vaksina apo medikamenti parandalues atëherë ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Hera herës kemi luhatje të vlerave të personave të infektuar pra momente momente kemi ngritje dhe ulje të numrit të të infektuar, por që akoma nuk bëhet fjalë për një valë të dytë Covid-19.

Keni qenë në spitalet COVID që nga marsi, si ka ndryshuar situata?

Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 2-3 muaj më parë pasi duke patur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhe relaksacioni të Covid-19. Pra hera herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve por që aktualisht nuk flitet për një valë të dytë.

Çfarë ndodh brenda spitaleve, si janë mjekët brenda mureve.

Brenda spitaleve Covid normalisht që situata nuk është e lehtë pasi kemi të bëjmë me një përballje të pacientëve të infektuar të cilët shfaqin probleme në frymëmarrje pra obstruksion të fazës së parë dhe deri në atë të gjendjes akute. Në rastin e frymemjarrjes me vështirësi por jo në gjendje akute përdoret moda e ventilatoreve te Reanimacionit ose Respiratorëve me maskë oksigjenuese ndërsa ne rastin kur pacienti kalon në gjendje akute pra nuk arrin dot të marrë frymë atëherë përdoret moda e Respiratoreve invasive me Intubim  ( pra me aplikim të tubit Endo-trakeal në trakenë ( fytin e pacientit ) duke i dhënë oksigjenim të sforcuar pra e thënë ndryshe frymë shkëmbim në mënyrë artificiale) Mjeket reanimatorë janë ata të cilët janë në vijë të parë të cilet përballen me këto pacientë të infektuar dhe kuptohet vështirësia dhe emocioni që të shfaq pasi dhe unë vetë kam qenë prezent në instalimin e pajisjeve respiratore në zonat e kuqe dhe vërtetë është një emocion që do mbeten në memorien tonë në mënyrë të përhershme pasi po përballemi me një virus të veçantë një virus kërcënues dhe të panjohur globalisht.

101837752_272947094075680_1363621626507165696_n 101845402_283980612975923_7018426236149956608_n 101845496_878453769322093_548699281997955072_n 101878699_263346768348324_7729746680920145920_n 101913992_627495348113004_22876670855741440_n
<
>

Po pacientët, keni komunikim me ta, çfarë ju thonë, apo ju lënë porosi për jashtë?

Normalisht pacientët të cilët trajtohen me këtë pandemi nuk është e këshillueshme komunikimi me ta pasi janë shumë të lodhur nga obstruksioni pulmonar ( frymëmarrja e vështirë) dhe në fakt nuk mund te komunikohet me ta kur ju është aplikuar qoftë maska e ventilimit apo aq më tepër Intubimi( Respirimi Invaziv ).

Ku konsiston puna juaj me respiratorët?

Unë jam inxhinier i pajisjes mjekësore gjatë të cilës jam specializuar në disa aparatura mjekësore dhe së fundmi jam specializuar për pajisjet mjekësore të reanimacionit (ventilatorët e reanimacionit ose respiratorët të cilët quhen ndryshe Mushkëri Artificiale)

Tashmë që numrat po rriten, mendoni se spitalet kanë mjaftueshëm kapacitete për ta përballuar? Sa respirator ka aktualisht në Shqipëri?

Aktualisht sipas mendimit tim duke patur parasysh që ne po bashkëjetojme me Covid-19 Corona dhe gjithashtu duke patur parasysh që sistemi imunitar i pacientëve po fiton imunitet vazhdimisht nga Covid atëherë do kemi hera herës rritje apo ulje të numrit të të infektuarve. Momentalisht kapacitetet spitalore e menaxhojnë situatën e pandemisë kjo falë në rradhë të parë sistemit imunitar ( Qelizat Limfocite të cilët po fitojnë imunitetin ndaj pandemisë), mjekëve, pajisjeve etj. Numërohen mbi 80 respiratorë të shpërndarë në spitale të ndryshme për vetë faktin se një pjesë e respiratorëve përdoren dhe për sëmundje të tjera kur pacientët janë në reanimacion por sigurisht dhe pacientët të infektuar me Covid.

Si e keni ndjekur menaxhimin e pandemisë, çfarë ka shkuar keq sipas jush?

Kjo pandemi është një problem global dhe shumë shpejt mendoj që sistemi imunitar i qytetarëve do arrijë të përballojë më së miri këtë pandemi. Aktualisht unë dua t’u jap një mesazh qytetarëve që për ta kaluar sa më shpejt dhe me sa më pak të infektuar ju lutem të keni parasysh disa rregulla:

1-Ju lutem respektoni rregullin e distances Fiziko-Sociale (1.5-2 metra ) larg njëri tjetrit pasi kështu ruani dhe veten dhe të tjerët

2-Në rastin kur jeni në prani të shumë personave mbani të paktën një maskë FFP1 ( pra maskë të lehtë ) pasi nuk ju gjen gjë.

3-Ruani veten nga ftohja aq më tepër nga  kondicionerët të cilët në këtë periudhë vere vërtetë janë të domosdoshme por që janë armiku numër 1 i ftohjes pra nga kondicionerët mund të merrni një ftohje të lehtë e cila mund të çojë në pneumoni të lehtë dhe kjo është një target i Covid-19  i cili sulmon sistemin respirator ( mushkëritë tuaj) duke e përshkallëzuar këtë pneumoni të lehtë në një gjendje akute emergjente.

4-  Lani duart ose desifektoni hera herës duart

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.