Kryesore

Majk rrëfen për depresionin gjatë karantinës: Vetëm lajme të këqija, kemi humbur shumë

09:33 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar Majk. Nga Dhërmiu ku është duke pushuar ai ka folur për depresionin gjatë periudhës së pandemisë.   “Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina”




Sa i përket karantinës, Majk u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë.

“Me thënë të drejtën jam mërzitur. 3-4 muaj lajme të këqija, depresion. Karantinën e kam kaluar me familjen”, u shpreh ai. Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore.

Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.Majk tregoi gjithashtu tregoi se për shkak të pandemisë ka anuluar shumë koncerte. “Kemi humbur shumë. Me rëndësi është të jemi mirë, të kemi familjen sa më mirë dhe të kemi sa më pak viktima. Në fund të fundit koncertet do të vijnë sërish”, tha Majk.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.