DOSSIER

Tragjedia e Luto Sadikut/ Si u bllokua shkrimi për pilotin që ra në krye të detyrës

11:26 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Pranvera që mori Luto Sadikun”




Nga Zaim Kuci

Kam qënë pilot e kam mbresa të pashlyera nga ditët e fluturimeve. Tani që jam në pesion u kthehem herë pas here atyre kujtimeve të jashtëzakonshme dhe ndjehem krenarë për profesionin dhe shokët e mij të ajrit që bënë një histori të shkelqyer në emër të detyrës, nderit dhe Atdheut. Kam shënime e blloqe të tërë që i ruaj si sytë e ballit nga ajo kohë plotë privacione e sakrifica. I shfletoj herë pas here dhe më duket vetja sikur jam sërish aty në jehonën e zhurmës së MIG-ve të famshëm. Këto ditë teksa mora në dorë librezën e fluturimit, gjeta në faqet e saj një shkrim të përgatitur në mars të vitit 1982 që ia kushtoja Luto Sadikut me emocionet që kisha përjetuar në çastet e shpërthimit të avionit të tij në ajër diku përskaj pistës së aerodromit të Gjadrit. Mbaj mënd që e kisha shkruar me lot në sy, si dëshmitar i dorës së parë të asaj ngjarje dhe tyë nesërmen ia kisha çuar agzetës Zeri i Rinisë.

Fillimisht redaktori që ia dorëzova u tregua optimist dhe më tha se e kisha shkruar bukur, por të nesërmen kur prisja të botohej siç më pati thënë ai, u zhgënjeva që nuk e pashë në gazetë. Ka shmë tone pesimiste, më shpjeguan kur kërkova arsyen e kësaj sjellje. Po e vërteta ishte gjetkë. Vendi në atë periudhë kalonte situata të rënda të shkaktuara nga vetvrasja e ish kryeministrit Mehmet Shehu dhe bërja publike e të tilla fatkeqësive, vlerësohej se cënonte sadopak klimën revolucionare. Po cili ishte shkrimi për dëshmorin Luto Sadiku që nuk u botua atë mars dramatic të vitit 82. Më poshtë po e zbardh të plotë ashtu si e shkrova atë ditë kur qaja me dënesë për rënien e komandantit tonë të dashur…

Ne emer të detyrës, te qiellit shqiptar…

Mars 1982, vit dhimbje.

Te shkruash per fluturimin, ne dukje eshte e lehte,  por… ; kur fillon ngaterrohesh ne fjale dhe fjali, ato vijne vrullshem dhe po kaq shpejt fluturojne ne hapësiren e pafund te mendimeve.

Ate dite zie fund marsi, nisa te shkruaj ne bllokun e gabimeve qe e marrim ne fluturim, i vetmuar diku  poshte krahut te avionit; eshte bruto, ashtu me gabime i renduar nga ajo situate deshperimi shokesh.

Ne keto vite fluturimi , – ne te qiellit  pergatitemi, stermundohemi,  sakrifikojme dhe krenar do te vazhdojme te fluturojme per nje ideal te vetem; te formuar, te ngjizur ne qenien tone : per Hapësiren mbi kokat tona, per qiellin qe strehon Shqiptarine, te kudondodhur.

Nje vit me pare, ne aerodromin e Gjadrit, e prisja me pasion fluturimin e pare vetem por dhe pranveren qe sapo kishte nxjerre lajmetaret e pare duke sfiduar dimrin qe veshtiresisht asaj po i linte vendin. Ne e kerkonim ate, – pranveren si banore te vetmuar te nje hoteli beqaresh ne buze te lumit Gjader, afer  pistes te kufizuar me vija te bardha dhe te nxire nga rrotat e avionit dhe te turbines zhurmuese te motorit te tij

Ne fund te muajit mars erdhi dita e fluturimit te pare vetem, dite e madhe; –  fluturimi me avionin qe sfidon zerin. Ne pritjen e gjate, te etur per fluturimin po ngaterronim radhen, Fluturimi solli Pranveren apo pranvera e solli ate.

Kishte ardhur pranvera dhe kishte çelur bari ne dy anet e pistes qe na lehtesonte lodhjen e syve ne ato dite te ngarkuara stervitje. Ajo na solli edhe ato pak  lule qe i kishim aty prane vendshlodhjes tone qe rrinim dite – nate me koken gjithmone ne survejim te qiellit.

Me përkujdesjen tonë ato pak lule hijeshonin mjedisin rreth e qark që dominohej nga ndriçimi i duroaluminit të trupit të avionëvë dhe nga kabinat e zbukuruara me shume butona e çelesa të kuq me emrin “rrezik”. Të rreshtuar si ushtarë të disiplinuar në komandën gati tu, avionët dominojnë tërë hapsirën e bazës.

Ne jetojmë me ta dite-nate , te lidhur me zinxhiret e kostumit te fluturimit. Çudi, në këtë ndërtesë njëkatëshe, modeste, ngrysim te mbyllur gjysmen e muajit dhe përsëri ndjehemi mirë, te motivuar qe ne krahe te saj rrine te heshtur  avionet gati per ngritje, qe minuti eshte shume per te zhurmuar qiellin. Ndodh kështu për ditë. Avionet zhurmojne njeri pas tjetrit duke marre rrugen e qiellit qe kësaj toke mos ti mungojë kurrë pranvera. Marrin lartesi ne qiell duke ndryshuar gradualisht formen e tyre dhe humbasin në hapësirat e pafund. Ja diku, tamam si ajo pika e zeza qe le maja e lapsit ne nje faqe te bardhe, duken ata lart shumë larg. Brënda tyre jane ata, te ngritur nga kjo piste fluturimesh,  jane shoket e mi të dashuruar përjetësisht me qiellin dhe fluturimin.

Ne ngrihemi ne ajer, te vetmuar, te ngarkuar me nje arsenal te fuqishem armatimi per te ruajtur qiellin e paster, qe bari dhe lulet te lulezojne per here.

Mars 1982, pranvere… Ah, sa shpejt, pa filluar mire ajo, pa u larguar ditet e ftohta, kjo piste e zhurmeshme ndaloi frymarrjen. Diçka e tmerrshme, e pabesueshme, ishte rezervuar këtë ditë marsi për shokun tonë që sa ishte ngritur në fluturim. Një shpend fluturus ishte futur në helikën e motorrin të avionit dhe..Flaka dhe shpërthimi i papritur tronditi gjithçka. Brënda kabinës së avionit që diegjej në ajër rrihte për herë të fundit zemra e shokut tonë, njërit prej pilotëve të të mirë të krejt aviacionit luftarak shqiptar. Pista u vesh me dhimbjen, me veladonin e zi nga gjaku i shokut tone diku ne fund te saj.

Te gjithe ulem koken drejt tokes duke e akuzuar ate por edhe qiellin perse na more shokun tone, me te mirin shok, perse?

Ecem ne aerodromin e  zi me koke te ulur, ne heshtje per pak kohe dhe shpejt qielli na thirri, na magnetizoi dhe syte u drejtuan drejt tij, ai na priste ta zhurmonim per ato lule qe te mos vyshken kurre.

Ne  kaltërsinë e qiellit, me krahët fluturues ne vozitem mbi male, fusha dhe det; ne to ne gjetem moralin , forcen , guximin duke kapercyer fund pisten e pergjakur; morem lartesine duke kerkuar diku ne qiell edhe shokun – shoket tane, ata jane shume.

Tek kjo fund piste e zeze, aty nuk ishte me ai qe na mesoi dhe n’a drejtoi fluturimin si shoke, larg hiearkise si drejtues, por pilot, i talentuari i ajrit Luto Sadiku. Ai ishte i te gjitheve.

Ai iku duke n’a lene nje mal kujtime, u ngrit përjetshëm ne qiell, u preh pergjithmone midis tokes  dhe qiellit.

Dje u pershendeta me vajzat e tij,  ai fliste shpesh per to; ndjeva dhimbje, babi, babi…,nuk ka me per vajzat, por kujtime pafund;  pa le shume mendime vinin, me ngaterronin dhe une i shtyja me force…; nese, neser…; – mos.

Nuk u vonuam, vijuam traditen, shpejt fluturuam por rruga eshte e veshtire, ne e dîme qe ai qiell dhe ky avion kerkon sakrifice, ndoshta…, ne nuk friksohemi.

Ne nuk u dorezuam, u ngritem ne ajer duke realizuar detyrat ne perfeksion , me mire sa ata pertej kufijve tane , qe na shoqerojne me grykat e topave kunderajrore diku ne kembe te Taraboshit.  Pilotet heronje ne i vendosim ne piedestalin e qiellit, duke i menduar ata diku ne qiell në një fluturim të përjetshëm.

Ah…, ne realizojme endrren duke pranuar dhe vdekjen, …;  piloti luan tërë jetën me vdekjen në emër të një dashurie të madhe – të qiellit mbi atdheun e tij. Shume shoke qiellin e kthyen vendin e tyre te përjetshëm, ne i kemi ngjizur emrin e tyre diku lart, i perjetesuam si një yll qe ndricon në qiellin e dashurise sublime per atdheun, ndaj ne u ngritem ne ajer per ti ndricuar edhe ata.

Qielli na kerkon te jemi vigilente, te pergatitur pse jo edhe për të dhënë jeten…; – ne nuk ia kursejme atij , shoket e mi ja dhane, ata jane shume…, – dhimbje! Jemi krenar qe atdheu na ka perzgjedhur dhe besuar nje arsenal te fuqishem armatimi bomba, raketa dhe top qe ta ruajme ate. Ne jemi gati.

Në këto shenime te asaj kohe jane hedhur dridhje zemre pilotesh ne rreziqe, aq sa të trishta po dhe aq heroizma fluturuesesh te ndodhur ne ate grusht hekurash, perbindesh,  përballë egërsisë te te papritures –  fluturim,  të natyrës dhe  teknologjise te pabese. Ne to gjen akoma rrahje zemrash  te atyre familjeve pilotesh, ndjen stermundimin e tyre per ti perballuar ato. Dhimbje prindërish, bashkeshortesh, fëmijësh dhe shokësh vëllezër. Ato nuk të lënë rehat. Se kemi qënë pilot dhe na kanë mbetur shumë shok në lartësitë e qiellit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.