EKONOMI

Kadastra: Tapi e kompensime, përfitojnë 3000 pronarë në 12 qarqe

18:45 - 20.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Agjencia e Kadastrës publikon listën me rreth 1 000 pronarë, që marrin tapitë për ndërtimet në pa leje dhe rreth 2000 të tjerë që marrin kompensimin për tokën. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara janë në Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara. Masa e kompensimit është 62 695,3 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 581 538 573.55 lekë. Në vendim përcaktohet se fondi është në dispozicion të kompensimit të pronarëve dhe është grumbulluar si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.
Tapitë
Qeveria ka miratuar edhe kalimin e së drejtës mbi tokën për personat që kanë ndërtuar në tokë të të tretëve ose në tokë shtet. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara, duhet kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme. “Gazeta Shqiptare” publikon listë e plotë me përfituesit e të dyja kategorive së bashku me sipërfaqet e tokës që marrin tapinë dhe vlerën e kompensimit për çdo pronar.




Emrat e plote i gjeni ne faqet e “Gazeta Shqiptare” print


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.