SHËNDET

Okulistja Mimoza Meço: 10 këshilla të thjeshta për të mbrojtur shikimin tuaj

19:07 - 20.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qëndrimi I gjatë para kompjuterit e pajisjeve elektronike, kalimi I moshës, mospërdorimi I syzeve mbrojtëse dhe sëmundjet e trashëguara, janë disa nga faktorët kyç, që dëmtojnë shikimin tuaj. Mjekja okuliste, Mimoza Meço, tregon për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” 10 këshilla të vlefshme sesi të mbroni sytë tuaj.
1.Përdoreni kompjuterin siç duhet
Nëse keni një punë që detyroheni të qëndroni me orë të zgjatura në kompjuter, së pari duhet të bëni pushime të shkurtra 2-3 minuta çdo gjysëm ore dhe mbi 15 minuta çdo 2-3 orë. Ndriçimi i ekranit nuk duhet të jetë i lartë dhe distanca nga ekrani të jetë rreth 60 cm. “Kujtohuni” të bëni pulitje ( hapje –mbyllje) të syve, pasi proceset që “marrin” vëmendjen tonë, në mënyre reflektore,rrallojnë pulitjet e syve.
2.Ndriçimi I duhur
Kur lexojmë një libër ose materiale të printuara, ndriçimi I ambjentit duhet të jete i mirë.Leximi në ndriçim të dobët e lodh me shpejt syrin.
3.Përdorni lubrifikantë për syrin
Nëse për shkak të ambjentit të punës, ose të gjendjes së syrit tuaj, i ndjeni “sytë të thatë”, përdorni vazhdimisht lubrifikues artificiale,pasi kjo do të evitojë rëndimin e gjendjes si dhe sëmundje të rëndësishme që lidhen me “syrin e thatë”.
4.Mos harroni syzat mbrojtëse
Përdorni syza dielli mbrojtëse, pasi ne, si vend mesdhetar,kemi sasi të konsiderueshme rrezatimi UV. Tregoni kujdes që syzat e diellit, të kenë patjetër filtra UV mbrojtës, ky filtër nuk ka lidhje me ngjyrën.
5.Pozicion I rregullt gjatë leximit
Tregoni vëmendje ndaj pozicionit që mban fëmija juaj në tavolinë kur bën detyrat.Devijimi I trupit, i pozicionit të kokës, apo koka shumë e ulur, janë një “sinjal” se mund të ketë problem të syve dhe duhet të kryhet një vizitë tek okulisti. Fëmija duhet të keshillohet vazhdimisht që të mbajë një pozicion tërregullt gjatë leximit, në të kundërt, devijimi i shtyllës kurrizore mund të bëhet i përhershëm.
6. Vizitoni fëmijën tuaj
Fëmijët që fillojnë klasën e parë, e kanë të detyruar kryerjen e vizitës për sytë. Kjo vizitë shërben si një “filtër” për të kapur në kohën e duhur probleme të mundshme të syve.
7.Kujdes nga pajisjet elektronike
Mos lejoni që fëmijët të ekspozohen në mënyrë abuzive, me mjetet elektronike.Syri i fëmijës ende nuk është maturuar dhe biologjikisht nuk është në gjendje të përballojë këtë lloj sforcimi. Prindër, kjo nuk është mënyra e duhur për të “blerë” kohë.
8. Kontrolloni numrin e syzave
Nëse numri juaj i syzave pëson ndryshime progresive, të shpeshta, drejtohuni në një qendër të specializuar, për egzaminime të mëtejshme, pasi mund të ketë sëmundje të tjera shoqëruese, përveç numrit të syzave.
9. Mos neglizhoni vizitat
Nëse mjekoheni për sëmundje të përgjithshme të trupit si: diabet, hypertension, probleme me veshkat etj , kryeni rregullisht vizitën e syve, një herë në vit.
10. Trashëgimia për sëmundjet e syve
Nëse keni trashëgimi për sëmundje të syve, si Glaukome (sëmundja e tensionit të syrit), bëni kontrolle të rregullta, sidomos pas moshës 45-50 vjeç.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.