Caji I mentes është një ndër pijet më të shijshme e shumë I thjeshtë në përgatitje, por që mbart edhe vlera të shumta shëndetësore. Kjo bimë shërben si një nxitës i mirë në tretje, e nëse vuani nga probleme të tilla, mjafton të pini një gotë çaji mente për tu ndjerë më mirë.
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen.Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, çaji i mentes është tejet hidratues për trupin dhe parandalon një sërë problemesh që vijnë nga dehidratimi apo ataku në zemër.Për të gjithë ata persona që vuajnë nga era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve e që paraqesin probleme me shëndetin dentar, këshillohet që të pinë këtë çaj, pasi gjethet e mentes freskojnë natyralisht gojën e luftojnë bakteret dhe inflamacionin ndaj rekomandohen kundër infeksioneve dentare.Mentoli tek mentja çel rrugët e frymëmarrjes dhe e lehtëson atë.Në lëng mund të shtoni gjethe shtesë të cilat mund t’i kafshoni dhe të çliroheni nga kolla e sekrecionet.Aroma e fortë, shija dhe antioksidantët tek gjethet e mentes e bëjnë këtë pije ideale edhe kundër stresit si dhe janë të pasura me vitaminat C, D, E por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin.Mentja përmban acid rosmarinik që është një antioksidant i fuqishëm.Ai bllokon substancat alergjike në organizëm dhe u vjen në ndihmë njerëzve që preken nga alergjitë e lehta, që kanë rrjedhje hundësh dhe vuajnë nga astma.Ekstraktet e mentes përdoren si balsam për lëndime të ndryshme në lëkurë, për arsye të efektit të menjëhershëm qetësues dhe mpirës që kjo bimë jep.Rrjedhimisht mentja ndihmon kundër dhimbjes.