Kryesore

Rozana Radi shpërthen ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskë: Injorantë, kam miq të shtruar në spital të cilët janë keq

10:12 - 20.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Rozani Radi me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë maskë në këtë kohë pandemie.




Rozana shkruan se gjatë pandemisë kuptoi që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. Këtyre të fundit u bën thirrje të respektojnë rregullat, teksa shton se  miqtë e saj të infektuar nga virusi janë të shtruar në spital dhe se gjëndja e tyre është përkeqësuar.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”- shkruan ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.