AKTUALITET

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur i qindra roleve Fuat Boçi

08:27 - 21.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.




Aktori i qindra roleve qe kane mbetur ne kujtesen e dashamiresve te humorit, ka nderruar jete ne shtepine e tij në Fier dhe do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit.

I paharruar mbetet roli i tij Beluli te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.