BOTA

Mjekët gjermanë thirrje qeverisë: Maskat të bëhen të detyrueshme në shkolla

19:00 - 08.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Virologët gjermanë kanë bërë thirrje që përdorimi i maskave në shkolla të bëhet i detyrueshëm, në kohën kur institucionet arsimore po rihapen pas pushimeve verore.




“Për shkak të rrezikut të vërtetë të infektimit mes nxënësve që janë asimptomatikë, ne bëjmë thirrje për përdorim të rreptë të maskave në të gjitha klasat, përfshirë kohën e orës mësimore”, thuhet në një letër të virologëve që i kanë dërguar qeverisë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të krijohen grupe më të vogla të mësimit për ta shmangur kontaktin mes nxënësve, e sidomos gjatë dimrit .

“Ne po paralajmërojmë për gabimin e të menduarit se fëmijët nuk luajnë rol në pandemi dhe infektime. Ide të tilla nuk janë në vijë me të dhënat shkencore”, thuhet në letrën e virologëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.