AKTUALITET

Muxhahedinët Iranianë, një komunitet miqësor me popullin shqiptar

18:55 - 08.08.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Mahmoud Hakamian




Që nga zhvendosja e anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri, regjimi iranian është përpjekur me të gjitha mënyrat ose t’i sulmojë anëtarët e MEK, ose ta njollosë imazhin e tyre me anë të agjentëve të tij. I përmbytur nga krizat, regjimi është përpjekur dëshpërimisht ta asgjësojë alternativën e vlefshme ndaj tij. Ambasada e regjimit në Shqipëri kishte për detyrë të implementonte planet malinje të regjimit kundër MEK-ut.

Terroristët e regjimit iranian tentuan të shpërthenin një bombë në grumbullimin e MEK për festimin e Novruzit, vitit të ri pers, në mars 2018. Në këtë event merrte pjesë Znj. Rajavi, dhe të ftuar të tjerë të spikatur si ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani. Përveç kësaj, në disa raste të tjera, regjimi i ka dërguar agjentët dhe terroristët e tij në Shqipëri nën petkun e “gazetarëve” ose “familjarëve” të MEK.

Njëkohësisht me tentativat e tij terroriste, regjimi iranian ka ndjekur edhe një fushatë demonizimi kundër MEK. ‘Gazetarët pro-regjim’ në shumë raste i kanë përdorur mbulimet e tyre gazetareske dhe reputacionin e agjencisë së tyre për të përsëritur akuzimet e regjimit kundër MEK. Për shembull, ata e quajnë organizatën si një “kult” dhe pretendojnë se njerëzit në kampin e MEK në Shqipëri praktikojnë “veprimtari terroriste.” Rastet më të spikatura janë raportet e publikimeve të mirënjohura gjermane “Der Spiegel” dhe “Frankfurter Allgemeiner Zeitung.” Të dyja këto publikime janë urdhëruar nga gjykatat gjermane që t’i heqin akuzimet e tyre të rreme kundër MEK-ut dhe anëtarëve të saj.

Por megjithatë, zyrtarët dhe populli shqiptar i kanë refuzuar të gjitha përpjekjet e regjimit dhe kanë shprehur mbështetje e solidaritet me Rezistencën Iraniane.

Qeveria shqiptare, si përgjigje ndaj veprimtarive terroriste të regjimit, e dëboi ambasadorin e mullahëve, Gholamhossein Mohammadnia, në 2018-ën, së bashku me kreun e Stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit në Shqipëri. Këta dy diplomatë terroristë, së bashku me disa agjentë të tjerë të regjimit, janë dëbuar dhe konsiderohen si “persona non grata” për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.”

Pengesa më e madhe për regjimin dhe agjentët e tij ishte “Samiti Global për Lirinë e Iranit,” në të cilin morën pjesë shumë figura politike e shoqërore të Shqipërisë nga tendenca te ndryshme politike, të cilët shprehën solidaritet me MEK, Ashraf 3, dhe me përpjekjen e popullit iranian për një Iran të lirë.

Fajlët e thëna nga personalitetet shqiptare gjatë “Samiti Global 3-ditor për Lirinë e Iranit” vërtetojnë dështimin absolut të regjimit iranian në tentativat e tij kundër MEK dhe Ashraf 3.

Pandeli Majko, ish Kryeministër shqiptar dhe Ministër aktual i Diasporës, tha: “Ju jeni në besën tonë. Muxhahedinët (MEK) janë flamur-mbajtësit e lirisë së ardhshme të vendit të tyre. Ata janë rregulli i pashkruar i lirisë. Kjo është arsyeja pse ata janë flamuri i shpresës, ku zgjedhjet e tyre reflektojnë trimërinë e tyre.”

Lideri i opozitës shqiptare Luzlim Basha tha në fjalimin e tij në këtë event: “Pozicioni ynë është i qartë. Ne qëndrojmë fuqishëm kundër rikthimit të vazhdueshëm të regjimit iranian tek praktikat e paligjshme dhe terroriste në tokën tonë, dhe kundër nxitjes së tij të strukturuar për të eksportuar fondamentalizmin në Shqipëri e në rajonin tonë. Ne e mbështesim popullin iranian në përpjekjen e tij për një republikë demokratike, laike e jo-bërthamore të Iranit. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë planin me 10 pika të Madamë Rajavi-t për të ardhmen e Iranit.”

“Mendoj që ky samit e sheh rezistencën tuaj si të vetmen shpresë të vërtetë për çlirimin e kombit tuaj të fuqishëm dhe për realizimin e objektivit të saj madhor: një Iran i lirë. Jam krenar që e mbështes lëvizjen tuaj dhe që Shqipëria është shtëpia juaj e dytë sot. E kam vlerësuar dëbimin e ambasadorit iranian nga Tirana, por mendoj se këputja e plotë e lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve do të ishte përgjigjja më e duhur ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër jush,” tha Sali Berisha, ish-kryeministër shqiptar, në mesazhin e tij për “Samitin Global për Lirinë e Iranit.”

Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri që ndodhet pranë Ashraf-3, tha: “Është në traditën tonë t’i hapim dyert për personat që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit, MEK ka krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet vendase. Ashraf-3 ka luajtur një rol pozitiv në zonën tonë dhe u ka ofruar vendasve ndihmë humanitare. Ju uroj një rikthim të shpejtë.”

Anëtarët e Bashkisë Manzë, një qytet pranë kampit të MEK në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e tyre për MEK, thanë: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf-3 dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Dëshirojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”

Që nga zhvendosja e tyre në Shqipëri, anëtarët e MEK kanë krijuar një marrëdhënie të fortë me banorët vendas. Pas tërmetit të 2019-ës në Shqipëri, i cili dëmtoi disa qytete e fshatra, anëtarët e MEK ofruan ndihmë humanitare dhe donacione për njerëzit e goditur nga fatkeqësia. Gjithashtu, udhëheqësja e opozitës Znj. Maryam Rajavi është takuar personalisht me banorë të Manzës, e shoqëruar nga Z. Muharrem Sula, administratori i njësisë Manzë. Gjatë vizitës, Z. Sula tha se që nga themelimi i Ashraf-3, MEK kanë patur marrëdhënie të sinqerta me qytetarët shqiptarë të zonës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.