Kryesore

E dashura perfekte, Sara Hoxha shfaqet me ish-vjehrrin dhe vjehrrën e Ledrit

12:26 - 20.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E dashura perfekte! Kështu mund të etiketohet, Sara Hoxha, e dashura e Ledri Vulës. Ata janë janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, ndërkohë kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes pas lajmit se do bëhen prindër për herë të parë.




Me postimin e fundit, Sara i ka habitur të gjithë, ndërsa është parë në shoqërinë e prindërve të Dua Lipës, gjatë një udhëtimi në Ulqin.

Kujtojmë këtu, që Ledri dhe Dua, vite më parë kanë qenë të lidhur. Mesa duket Ledri ka mbetur miq me prindërit e ish-të dashurës dhe Sara gjithashtu i respekton ata. Kështu nuk e kanë aspak problem dhe të pozojnë me ta.

Gjithashtu, Sara është mikeshë edhe me Dafina Zeqirin, me të cilën Ledri ka qenë në një lidhje. E Sara nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e Ledrit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.