Kryesore

Debati mes Feros dhe Robert Berishës/ Këngëtari i drejtohet reperit: Hallall të qoftë vetëbesimi

15:53 - 21.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Robert Berisha u përfshi në një debat virtual me reperin Fero javën e kaluar. Debat për të cilën reagoi në një intervistë për emisionin “Ora e mbrëmjes”, ku ndër të tjera  i dha dhe një këshillë reperit, që të mos merret me artistë që kanë aq vite karrierë sa mosha e tij.




“Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi.

BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, Neë York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire?”,  u shpreh Berisha.

Debati mes dyshes nisi pasi Fero kishte dëgjuar një deklaratë të Robertit, ku i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, ai iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”. Pas kësaj deklarate Fero reagoi përmes disa postimeve në Instastory ku tallej me tarifat e koncerteve të Robertit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.