AKTUALITET

Detaje nga plagosja në Pogradec/ Autori hyri i dehur në lokal dhe qëlloi me armë drejt 5 personave

10:35 - 21.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbardhen nga plagosja në një local të Pogradecit, pas mesnatës së kaluar.




Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.

Burime bëjnë të ditur për gazetaren Kodra se brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, që kanë çuar në përdorimin e armëve, por burime nga policia bëjnë të ditur se Spartak Çela ka qenë i dehur, kur ka qëlluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.