Kronikë

40-vjeçari në Elbasan arrestohet nga ‘Shqiponjat’, procedohen 3 fqinjët për moskallëzim krimi

09:55 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit jep detaje për arestimin e 40-vjeçarit Dhimitër Biba nga forcat “Shqiponja”, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje, i cili në momentin e kapjes ka goditur efektivët.




Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 fqinjët e tij, pasi në cilësinë e dëshmitarve okular nuk kanë kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje, por gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në praga 40- vjeçari.

Si dhe procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”, 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarve okular nuk kanë kallëzuar krimin.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.