AKTUALITET

Ambasada shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

11:22 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e Shqipërisë në Athinë njoftoi se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ato do të shpërndahen “pranë hyrjes numër 1 të Ambasadës nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”.




Pasaportat mund të tërhiqen edhe përmes postës, duke dërguar një email në adresën [email protected] me të dhënat personale dhe adresën e saktë. Ndërsa për “tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

  1. EMËR MBIEMËR
  2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
  3. KODIN POSTAR
  4. NUMRIN E CELULARIT
  5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.