AKTUALITET

COVID-19/ Mjeku shqiptar në Itali: Shumë të rinj do përfundojnë keq, po nuk respektuan masat

16:00 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku shqiptar në Itali, Alban Beltoja, foli në një lidhje për ‘News24’ mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.




Mjeku u shpreh se situata në Itali është e qetë, pasi qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po respektojnë masat, ndërsa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi në të kundërt situata do të përkeqësohet në muajt e vjeshtës.

Si paraqitet situata në Itali?

Situata në Itali është shumë e qetë. Këtu ku jam unë nuk kemi asnjë rast të sëmurë. Nuk ka asnjë të shtruar në spital këtu në Lodi.

Si ja doli mbanë Italia?

Nuk ja ka dalë mbanë akoma. Por arriti ta frenojë, në sajë të masave parandaluese. Edhe në jug të Italisë shifrat po rriten, ndërsa në veri jo, për shkak të masave parandaluese. Ruhet distanca, mbahen maska, diskot janë të mbyllura, kamerierët punojnë me maska, por pa doreza. Të gjithë respektojnë protokollin e distancimit.

Merren masa ndaj atyre që nuk i respektojnë masat?

Po, ka gjoba. Ka kontrolle të rrepta, por janë njerëzit shumë të përgjegjshëm. Ne këtu në Lodi pamë tmerr, kështu që njerëzit normal që u ndërgjegjësuan. Ne e njohëm virusin, ai përhapet me shpejtësi, nëse nuk ruhen masat. Duke u përhapur, godet një pjesë të madhe të popullsisë.

A ndodhi në Itali imuniteti i tufës?

Jo, absolutisht jo. Këtu ku jemi ne bëhet fjalë për 10-15% të popullsisë, madje edhe në zonat më të goditura. Nuk bëhet fjalë fare për imunitet të tufës.

Po shifrat pse po rriten?

Shumë njerëz kanë ikur me pushime në vende të tjera dhe janë infektuar. Italia i trembet një vale tjetër, nëse njerëzit nuk do të mbajnë masat mbrojtëse. Është e pa diskutim kjo gjë. Tani kemi një situatë ku shumica e atyre pozitivë janë pa simptoma, janë pak ata që paraqesin simptoma. Nëse parandalimi nuk do të bëhet më, do të ndodhë e njëjta situatë si në shkurt e mars.

Ju pushuat?

Po, pushova në Shqipëri. Erdhëm në fillim të korrikut dhe pushuam. Situata atje është pak a shumë ajo që ne përjetuam në mars, por fatmirësisht atje po përjetohet në verë. Tani njerëzit janë në ambiente të hapura, dhe jo si në Itali, kur njerëzit ishin të mbyllur. Kjo bën që të ketë më pak infektime. Ulja e moshës mesatare të të prekurve po ndodh tashmë në mbarë botën. Shumë të rinj do të përfundojnë keq, nëse nuk respektojnë masat. Nuk ka garanci për këtë situatë.

Kur të vijë shtatori e tetori njerëzit do mbërthehen dhe nga gripi, ka nisur vaksinimi në Itali?Është një projekt që të nisë vaksinimi menjëherë në shtator. Personat me risk duhet të bëjnë dhe vaksina të tjera, përvec asaj të gripit. Kjo do të tregojë se një njeri që do të ketë temperaturë, ka shumë mundësi të ketë Covid-19. Por, gjithashtu vaksina ndihmon ndaj koronavirusit. Koronavirusi ka treguar se nëse do të mbahen masat nga popullata me korrektësi, ku një në katër persona duhet të jenë me maska, nuk do të ketë rrezik. Nëse në Shqipëri nuk do të respektohen masat në muajt tetor, nëntor, fatkeqësisht situata do të jetë si në korrik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.