AKTUALITET

COVID-19/ OBSH: Edhe fëmijët nga 12 vjeç e sipër duhet të mbajnë maskë

11:36 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetit, ditën e premte në një konferencë të mbajtur për shtyp në Gjenevë, ka rekomanduar mbajtjen e maskës për fëmijët mbi 12 vjeç. Kjo si një masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19, pasi për grupmoshën në fjalë mund të jetë e vështirë ruajtia e distancimit social.




“Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart duhet të mbajnë një maskë në të njëjtat kushte si të rriturit, veçanërisht kur ata nuk mund të ruajnë të paktën një distancë 1m nga të tjerët,”- ka rekomanduar OBSH-ja.

Në udhëzimet e botuara ende ngelet e pazbuluar shkalla në të cilët fëmijët mund të ndikojë në trasmetimin e virusit.  Ndërkohë që Agjencia e Shëndetit ka thënë që për fëmijët nën 5 vjeç nuk është e nevojshme të vendosin maskë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.