Kronikë

Plagosi me thikë bashkëshorten, 73-vjeçari tregon se u zunë për një çelës

12:15 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndrue Prenga i cili plagosi rëndë bashkëshorten pak ditë më parë ka dalë para gjykatës këtë të shtunë.




Mësohet se 73-vjeçari ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, dhe motiv për këtë ka qenë një konflikt për një çelës të shtëpisë.

“Ngjarja ka qenë aksidentale dhe konflikti ka ndodhur për një çelës dere. Ajo ka qenë duke larë enët dhe në debat e sipër jemi zënë. Gjatë konfliktit kemi ardhur vërdallë nëpër shtëpi. Gjatë rrokullisjes ka ndodhur edhe vetëplagosja e saj, pasi më parë më foli me fjalë shumë të pista”, është shprehur I moshuari.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në banesën e tyre në Kamëz, gjatë një sherri për motive të dobëta. Pas plagosjes i moshuari ka tentuar të largohet nga banesa, por është arrestuar nga Policia. Ndërkohë, gruaja e tij, shtetesja Tereza Prenga ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.