Kronikë

Tentoi të vriste me thikë 34-vjeçarin dhe u fsheh në një kanal, arrestohet autori

11:48 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.




Në pranga përfundoi shtetasi Elidion Tarko, banues në Gradishtë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vriste me thikë një shtetas.

Sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.