Ekonomi

Pandemia rriti në nivele rekord importet e sapunit dhe detergjenteve

14:40 - 27.08.20 Gazeta Shqiptare

Pandemia ka bërë që shqiptarët të kthejnë vëmendjen më shumë tek produktet e higjienës, detergjetët e sapunët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në raport me një vit më parë me përjashtim të marsit kur shpërthyen rastet e para dhe u vendos karantina të gjithë muajt e tjerë kanë një rritje rekord të importeve për sapunin dhe detergjentin. Prilli mban rekordin me një rritje 29 për qind në raport me një vit më parë teksa shkurti dhe qershori kanë pasur rritje 24 për qind. Në muajin korrik rritja ka qenë me 6 për qind.



Në ditet para deklarimit të rasteve të para në supermarkete kishte një dyndje të jashtëzakonshme ku blerja e ushqimeve, detergjenteve  ishte në nivele rekord. Kujdesi për higjienën personale dhe familjare dhe dezifektimi i sipërfaqeve të shtëpisë apo larja e rrobave më shpesh dhe më gjatë se zakonisht janë faktorë që ndihmojnë rritjen e konsumit për detergjentët. Larja më e shpeshtë e duarve si kërkesë e situatës së krijuar gjithashtu ndihmoi në konsumin e elementëve të pastërtisë. Ky zakon i kujdesit të shtuar ka qenë në koherencë edhe me vendet e tjera, të cilat kanë patur kërkesë të lartë edhe ato në tregun e brendshëm për këtë lloj produkti.

Duke qenë se kërkesa ka qenë e lartë në të gjitha vendet ka patur edhe vështirësi në gjetje të sasive të duhura të detergjentëve dhe kjo edhe për faktin se vendet europiane të njohura për prodhimet në këtë sektor nuk kanë qenë të interesuara që të shesin me shumicë për tregun e jashtëm pasi rritja e kërkesës në tregun e brendshëm dhe shpërndarja dhe shitja përmes distributorëve të tyre në tregjet e brendshme kryesisht me pakicë, rriti çmimin dhe zvogëloi dëshirën që të kishte eksporte të jashtme./ Monitor

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.