Kryesore

Këngëtari i njohur rrëfen betejën me COVID-19: Isha aq keq, sa humba shpresën

17:48 - 28.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i famshëm latin J Balvin, ka rrëfyer peripecitë që ka kaluarnë luftën ndaj COVID-19. Me anë të një postimi në Instagram, këngëtari shkruan se, për një çast e humbi shpresën, si pasojë e simptomave të rënda që kishte nga virusi.




“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital”.

Më tej, këngëtari shkruan se ka pasur probleme edhe me ankthin,  probleme të cilat u rritën në momentin që u infektua me COVID-19.

“Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkruan këngëtari në Instagram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.