SHËNDET

Nga gjumi i parehatshëm tek shtimi në peshë, arsyet pse nuk duhet të flini sapo keni ngrënë

09:37 - 07.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh, njerëzit ndihen të përgjumur menjëherë pasi kanë mbaruar ushqimin. Por, sipas ekspertëve, kjo është pikërisht ajo që duhet të shmangni, pasi ky zakon mund të sjellë pasoja për shëndetin. Bright Side tregon se çfarë i ndodh trupit tuaj pasi shkoni për të fjetur menjëherë pasi keni ngrënë darkë.




Mund të keni urth

Çfarë ndodh kur ju bëni një gjumë menjëherë pasi të hani

Normalisht, acidi i prodhuar gjatë tretjes së ushqimit qëndron në stomak dhe mund të vihet në kontakt me pjesët e ndjeshme të sistemit të tretjes, gjë e cila shkakton urthin.

Nuk do të bëni një gjumë të rehatshëm

Çfarë ndodh kur ju bëni një gjumë menjëherë pasi të hani

Nëse keni ngrënë bollshëm, procesi tretës vijon edhe kur flini. Arsyet për një gjumë të parehatshëm mund të jenë shumë si për shkak të urthit, apo nga lloji i ushqimit dhe sasia që keni ngrënë.

Do të urinoni shpesh

Disa njerëz mund të zgjohen shpesh gjatë natës për të urinuar. Kjo lidhet me sasinë e kafeinës që përmban ushqimi që keni konsumuar.

Mund të shtoni peshë

Kur flini menjëherë sapo keni ngrënë, mund të shtoni peshë, pasi trupi nuk ka kohën e mjaftueshme për të djegur kaloritë. Prandaj, edhe nëse ndiheni të përgjumur, rekomandohet të qëndroni zgjuar nëse nuk dëshironi të shtoni asnjë kilogram.

Sa orë duhet të prisni për të fjetur pasi të keni ngrënë?

Për të parandaluar shfaqjen e problemeve si urthi ose netët pa gjumë, nutricionistët thonë se duhen të paktën tre orë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.