AKTUALITET

Kadastra: Lehtësohet procedura e legalizimeve, dyfishohet dhënia e lejeve në gusht

14:45 - 08.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Që prej muajit gusht, qytetarët mund ta kryejnë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, pasi të kenë marrë lejen e legalizimit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë me dije se, falë një ndryshimi në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, numri i legalizimeve në gusht të 2020-ës, është dyfishuar krahasuar me legalizimet gjatë muajit gusht 2019. “Në gusht Kuvendi miratoi ndryshimet e fundit në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar, duke shfuqizuar nenin 27, pika 3, shkronja ‘c’, fjalia e dytë. E thënë thjesht për qytetarët, tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit. Kujtojmë që, para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit”, – bëri me dije ASHK. Ndërkohë kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit, prej të cilëve ky rregull u konceptua si një përkeqësim i pozitës së tyre. Kadastra thekson se shumë qytetarë me probleme ekonomike, e kishin të vështirë që të paguanin paraprakisht këtë taksë, duke pasur si pasojë pezullimin e gjithë procesit.
Ndryshimet në ligj
Sipas ndryshimit ligjor të bërë së fundi, tani qytetari e merr lejen e legalizimit dhe pastaj e paguan taksën në Bashki, kur të ketë lekët ose edhe me këste. “Ky reformim i këtij procesi, dëshmon edhe një herë vizionin e Qeverisë për një proces legalizimi më kosto sa më të ulët për qytetarin (falas). Pikërisht, ky lehtësim i procedurës, bëhet i prekshëm duke parë shifrat e legalizimeve për muajin gusht 2020 dhe duke i krahasuar ato me të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Kështu, si pasojë pozitive e këtij ndryshimi ligjor, në rang Republike, në muajin gusht 2020 u kryen 1828 legalizime, kundrejt 958 legalizimeve në muajin gusht 2019. Pra, praktikisht dyfishim i banesave të legalizuara”, – nënvizohet në njoftimin e Kadastrës. Ndërkohë, sipas kësaj të fundit, në një përmbledhje të situatës, do të kishim që aktualisht numri i përgjithshëm i banesave të legalizuara arriti në 187 mijë objekte, pa përfshirë këtu dhe rreth 14 mijë apartamente të legalizuara përmes procesit të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. “Gjejmë rastin të vëmë në dukje se gjatë muajit gusht 2020, si pasojë e situatës së COVID-19, shumë punonjës të ASHK kanë qenë të karantinuar në shtëpi, por përsëri ritmi i punës nuk është ulur”, – përfundon njoftimi.




 

Lehtësirat
Për qytetarët, tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit. Para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit”, – bëri me dije ASHK.

1828 legalizime në gusht

Kështu, si pasojë pozitive e këtij ndryshimi ligjor, në rang Republike, në muajin gusht 2020 u kryen 1828 legalizime, kundrejt 958 legalizimeve në muajin gusht 2019. Pra praktikisht dyfishim i banesave të legalizuara”, – nënvizohet në njoftimin e Kadastrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.