AKTUALITET

Kalojnë 300 shtetas nga Kapshtica në Greqi, apeli i policisë Kufitare: U plotësua kuota, mos udhëtoni sot

13:30 - 11.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka lajmëruar qytetarët se sot kanë kaluar 300 qytetarë në pikën kufitare të Kapshticës.




Policia Kufitare shprehet se kuota e personave që udhëtojnë në Greqi nga kjo pikë kufitare për sot është plotëstuar, ndërsa apelon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Kapshticës sot.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.