AKTUALITET

“Një shumë prej 500 mijë lekësh për familjen”, i ati i 10-vjeçarit që humbi jetën në Kakavijë: Thjesht ca publikime që bëri Rama, s’kam marrë asgjë!

13:15 - 11.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore.




Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një statusi në rrjetet sociale në 17 gusht se qeveria kishte vendosur që t’i akordonte familjes së vogëlushit një shumë prej 500.000 lekësh të reja, babai i viktimës pohon krejt të kundërtën. Babai i 10-vjeçarit tha se shpenzimet i ka përballuar vet bashkë me familjarët e tij, madje shtoi se askush nuk është interesuar që ta marrë më në pyetje.

PJESE NGA INTERVISTA
Si ja shpjeguat gruas dhe djalit?
Me nusen ishte pak më e lehtë, pasi edhe pse kishte gjithë atë dhimbje, e kuptonte situatën. Ajo që më lodhi me shumë ishte djali, që duhet të gjeja një mënyrë të veçantë që t’ja thoja. I thash; “Këtu e këtej do të qëndrojmë të dy të fortë bashkë, për të përballuar çdo gjë. Do ta përballojmë bashkë dhimbjen që të tre, që Samueli nuk jeton më, na ka lënë”. Ai ishte një moment i vështirë për të gjithë. Djali nuk ka folur asnjë gjë për 2 ditë. Në momentin kur po iknim me djalin e pajetë në shtëpi, më tha çuni tjetër; “Do vijë në varrim babi”. Dhe i them; “Do të marr babi”. Nuk kisha asnjë ndihmë në spital. As një ndihmë për kufomën, që ta çonte spitali me një ambulancë. Ishte një gjë krejt e pa pritur nga ana ime që nuk e mendoja kurrë një gjë të tillë. Që mos të pyeste një njeri se çfarë nevoje kishim. Nuk jemi nga ata njerëz që të kishim një shumë të madhe lekësh me vete. S’u përgjigj askush. Ishte një gjë e vështirë. Sikur të dilte një person që të ofronte një ndihmë. Çdo gjë u bë nga lëvizjet e mia. Ndihmë më erdhi nga të afërmit, nga shteti asgjë.

Vdekja nga se u shkaktua?
Nuk kam asnjë informacion nga kjo që thoni ju. Unë thjesht i kam dhënë atë ditë një informacion se si ka ndodhur ngjarja. Asgjë më tepër. S’më kanë marrë në pyetje dhe as në telefon askush tjetër që në momentin që kam dhënë informacion atë ditë.

Shpenzimet kanë qenë familjare?
Të gjitha kanë qenë familjare dhe të të afërmeve të mi. Asnjë tjetër ska mbuluar një 10 lekësh. Asnjë ndihmë nga shteti. Ato ishin thjesht ça publikime që bëri Edi Rama në faqet sociale. Asgjë skam marrë. Asnjë ndihmë më e vogël.

Jeni interesuar në prokurori për çështjen?
Jo s’jam interesuar. Skam pasur kurajon dhe guximin për atë që më ndodhi.

Ju e dini se kush është fajtori në këtë çështje?
Nuk di asgjë në këtë mes.

Në lidhje me drejtuesin e ambulancës dini gjë?
Nuk di asgjë në këtë mes. Kam dëgjuar para dy javësh që është bërë seanca gjyqësore dhe shoferi është lënë në paraburgim. Me ça thonë është brenda. Unë do e ndjek këtë çështje deri në fund.

STATUSI I RAMËS PËR DËMSHPËRBLIMIN E FAMILJES NDOI
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjeraEngjëlli i vogël u dhëntë forcë

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.