AKTUALITET

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, shënohen 3 viktima

16:23 - 11.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së COVID-19 në vend, konfirmoi 161 raste të reja në 24 prët e fundit, ndërsa tre pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet Covid.




Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,

11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,

9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,

nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,

nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

 

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Me rinisjen e procesit mësimor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel mësuesve, prindërve, nxënësve të respektojnë me përpikëmri masat ndaj COVID19 me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.

Maska është e detyrueshme;

Respektimi i distancës dhe higjienës.

Koordinatori në çdo shkollë duhet menjëherë të sinjalizojë strukturat e shëndetësisë për çdo rast të dyshuar.

Por edhe prindërit kanë rol të rëndësishëm për të frenuar përhapjen e Covid 19, duke u kujdesur që çdo dite të masin temperaturën e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.

 

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)

Testime totale 72155

Raste pozitive 11021

Raste të shëruara 6443

Raste Aktive 4251

Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2206

Durrës 489

Shkodër 338

Lezhë 237

Elbasan 210

Korçë 176

Fier 160

Vlorë 145

Kukës 130

Berat 78

Gjirokastër 40

Dibër 42


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.