AKTUALITET

U shërua nga COVID-19 me plazmën imune, flet pacienti: U përpoqa të shoh sa mund të merrja frymë…

15:22 - 11.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një inxhinier civil Hakki Agah Ermumcu në Konya të Turqisë që ishte i infektuar me Covid-19 ia ka dalë të fitojë luftën me virusin, pasi u trajuar me plazmën imune. Inxhinieri tregoi se ethet i nisën nga mesi i Korrikut por mendoi se ishte sëmurë për shkak të motit të nxehtë dhe kondicionerit.




“Nuk kishte asnjë problem me nuhatjen ose shijen time dhe asnjë shenjë të dhimbjes së fytit. Unë thjesht kisha ethe”, tha ai, duke iu referuar disa prej simptomave që lidhen me COVID-19. Më pas u nis për në spital dhe iu nënshtrua një skanimi me CT. Ermumcu tha se ka dashur të testohej për COVID-19 për të qenë i sigurt, por ka pasur frikë nga turmat në spitale.

Kur u shtrua në spital, filloi të ndihej i dobët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

“Isha i vetëm në dhomë. Ilaçet jepen në derë. Vaktet tuaja lihen në derë. Askush nuk hyn në dhomën tuaj. Ju përkeqësoheni. Ju nuk keni oreks dhe merrni ilaçe me stomak bosh. Ndiheni të dobësuar dhe përkeqësoheni. Rrahjet e zemrës suaj përshpejtohen sepse nuk mund të merrni mjaft oksigjen”, shtoi ai.

Ermumcu sqaroi se pacientët me koronavirus luftojnë vetëm, kështu që ata duhet të jenë të fortë mendërisht. “Natën kur mora injeksionin e parë me plazmë, ndjeva një trazim në trupin tim disa orë më vonë. U bëra më shpresëdhënës atë moment. Ditën tjetër, njësia e dytë e plazmës u injektua, dhe pastaj filloi procesi im i rimëkëmbjes. U përpoqa të shoh sa kohë mund të merrja frymë duke hequr maskën e oksigjenit. Kuptova që koha që kalova pa maskën e oksigjenit u rrit brenda dy ditësh”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.