Kronikë

Abuzimi i 13-vjeçares në Pogradec, autori babai i shoqes së të miturës. Banorët: Kishte gati 1 vit në shtëpinë e tij, gjoja e mësonte për shkollën

12:32 - 12.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opinioni i banorëve të fshatit Vërdovë në Pogradec është negativ për Blerim Bizgjonin, 46-vjeçarin e arrestuar me akuzën për përdhunimin e një të miture 13 vjeçe. Gazetarja Lorena Kodra ka qenë në fshatin Vërdovë, në shtëpinë e autorit ku ka folur dhe me banorë të zonës.




Mësohet se Bizgjoni është babai i dy vajzave. Vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave. Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij.

“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.

Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, deklaroi një banore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.