Kronikë

E rëndë/ Përdhunoi për një muaj rresht minorenen, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

10:28 - 12.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar për një muaj nga një 46-vjeçar me inicialet B.B.




Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të vetë viktimës ditën e djeshme, 13-vjeçares e cila ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për një muaj. Pas denoncimit policia ka arrestuar menjëherë autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me të mitur’”, deklaron zyrtarisht Policia e Pogradecit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.