Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pranga 54-vjeçarit në Rinas

09:45 - 12.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 54-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Adrian Hoxha, banues në Siqecë, Patos ishte i dënuar me 16 vite burg për vrasje.




Hoxha u ndalua në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas në hyrje, për verifikim më të detajuar pasi ishte depërtuar nga Anglia. Në momentin e parë ai ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.

Pas verifikimeve të thelluara, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.

Hoxha ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasja”. Në datën 30 janar të vitit 1995, ai ka vrarë në fshatin Siqecë me armë gjahu, për motive të dobëta shtetasin M. Z.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.