AKTUALITET

Situata në spitalin COVID2/ Rrëfehen për News24 pacientët dhe mjekët, flet 65-vjeçari që u rikthye në jetë pas intubimit

11:07 - 12.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kulmin e debatit për situatën në spitalet COVID e veçanërisht ne sanatoriumin “Shefqet Ndroqi”, ku 2 pacientë u hodhën nga ballkonet, News24 vendosi të hyjë brenda, për të vëzhguar në vend atë çfarë ndodh në këtë spital.




Tre ditë më parë kamera e News24 filmoi pavijonet e spitalit COVID2, që nga urgjenca e deri në reanimacion, aty ku ndodhen të sëmurët rëndë dhe ata të intubuar. Gazetarja Anila Jole foli me pacientët, drejtorin e spitalit, mjekët dhe infermierët rreth temave që shqetësojnë opinionin publik kohët e fundit.

Në kronikën e përgatitur vijnë zërat dhe rrëfimet e tyre dhënë për kamerën e News24. Pacientët tregojnë përvojën në spitalin COVID, peripecitë dhe rrezikun e sëmundjes, frikën prej saj, mungesën e familjarëve, si komunikojnë me ta, por edhe për sjelljen e mjekëve dhe infermierëve.

1 2 3 5
<
>

News24 takoi edhe pacientin Arben Dojaka i cili pas 3 javësh intubim u rikthye në jetë. 65-vjeçari rrëfen përvojën e tij të vështirë në spitalin COVID2.

Mjekë dhe infermierë flasin për punën, vështirësitë, lodhjen e stresin dhe shprehen lidhur me akuzat që dëgjohen nga jashtë spitalit, për trajtimin e pacientëve dhe kujdesin ndaj tyre.

Atë që ndodh brenda një spitali Covid, do të keni mundësi ta shihni në kronikën speciale, në orën 12:00 në News24.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.