Kryesore

U arrestua me armë në kufi, Fjolla Morina përfundon në spital. Çfarë po ndodh me këngëtaren

15:54 - 19.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndaluar gjatë ditës së sotme në Morinë pasi në makinën e saj është gjetur një pistoletë dhe municion luftarak.




Burime për Faxweb bëjnë me dije se këngëëtarja Fjolla Morina pas arrestimit ditën e sotme dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit ka patur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Ajo është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Kujtojmë së këngëtarja ksovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur një armë zjarri. Policia bazuar edhe në informacionet e marra, ka ndaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm mjetin tip “Audi”, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeëe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte në makinë me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në ëantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; F.M., 34 vjeëe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjec, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjec, banues për Belgjikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.