AKTUALITET

Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina është shtatzënë. Prokuroria e Kukësit kërkon “arrest me burg”

13:36 - 21.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjolla Morina, këngëtarja e cila u arrestua dy ditë më parë, është dy muajshe shtatzënë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja është dy muajshe shtatzanë, pas problem që ajo shfaqi pas arrestimit.




Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap në pikën kufitare të Morinës, me armë zjarri.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës.  Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por qëndrestar në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.