Kryesore

“Nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto”, Xhensila Myrtezaj flet për operacionet plastike: Jam aq e paprekur…

12:50 - 23.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, por gjithashtu dhe ndër më të komentuarat. Në mesin e shumë VIP-ave të cilët akuzohen nga ndjekëit për ndërhyrje kirurgjikale në ftyrë, bën pjesë edhe këngëtarja në fjalë.




Xhensila postoi disa foto të fëmijërisë, ditën e djeshmë kur ka qenë pjesëmarrëse te “Gjeniu i vogël”, duke na e bërë të qartë se kujt i ngjan Ajka. Në postimet në vijim, ajo iu përgjigj dhe akuzave për operacione plastike. Këngëtarja thekson se fytyra dhe trupi i saj sot janë po aq të paprekur nga plastika sa janë edhe në fotot që ka publikuar.

“Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë, sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte, që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë…

Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik, por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera, por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë.

Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta, por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë, por në fund të ditës unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan.

Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’iu kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë”, ka shkruar këngëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.