AKTUALITET

Po hynte në Shqipëri nga Rinasi, kontrolli në çantën e shpinës dhe valixhe e ‘fundos’ 63-vjeçarin

09:29 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

67850 paund janë sekuestruar nga policia Kufitare në Rinas, ndërsa është proceduar penalisht një 63-vjeçar nga Tunizia. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.




Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.