FOTO - GALERI

Halloween në kohë pandemie, si do organizohet festa nën kërcënimin e Covid-19 (FOTO LAJM)

21:30 - 30.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofroi të martën udhëzime të përgjithshme për festimin e Halloween-it nën kërcënimin e Covid-19.




Aktivitetet me rrezik të moderuar përfshijnë paradat e vogla me distancë shoqërore, me kostume që lejojnë ajrosjen, si dhe festa në natyrë, ku njerëzit mund qëndrojnë disa metra larg dhe të mbajnë maska mbrojtëse. (Maskat e kostumeve nuk duhet të zëvendësohen me maskat mbrojtëse të Covid-19.)

Truket tradicionale, festat e mbingarkuara nëpër shtëpi – veçanërisht ku mund të përfshihen ulërimat – konsiderohen me rrezik të lartë. Kjo, sepse është e vështirë të parandalosh, në veçanti fëmijët, të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Ata nuk janë mësuar të luajnë ose të vrapojnë me maska kështu që nuk kujdesen për mbajtjen e tyre dhe kjo mund të sjellë një aktivitet me rrezik të lartë.

462119 462123 462122 462121 462120
<
>

Gjithashtu, studimi thotë se as mburojat plastike të fytyrës, të përdorura pa maska mbrojtëse, nuk e ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Nëse dëshirojmë që kjo festë të kalojë bukur dhe fëmijët të kënaqen, duhet të praktikojmë këtë vit festën e Halloween-it në natyrë, me grumbullime të vogla. Duhet të shmangim dhe kalimin e karameleve dorë më dorë. Në vend të kësaj mund të përgatitim paketime të vogla me karamele, të cilat fëmijët mund t’i lënë në dyert e shtëpive, pa patur kontakt të drejtpërdrejtë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.