SHËNDET

Si të parandaloni tharjen e lëkurës në vjeshtë

15:54 - 01.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç rënies së flokëve, vjeshta është një sezon i ndërlikuar edhe për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Mendohet se lëkura “vuan” vetëm gjatë verës apo kur është ftohtë shumë, por në të vërtetë ajo ka nevojë për më shumë vëmendje gjatë gjithë vitit.  Edhe në periudhën e vjeshtës ka disa shkaqe që mund ta thajnë lëkurën, por ka gjithashtu disa mjete natyrore të dobishme për të rivendosur ekuilibrin e humbur, sipas Greenstyle.




Ushqimi dhe pijet janë disa nga zgjidhjet e mundshme për lëkurën e thatë në vjeshtë. Duke filluar me çajin jeshil, një ilaç natyral shumë efektiv gjithashtu për të luftuar plakjen dhe për të stimuluar metabolizmin. Ai gjithashtu vepron si një detoksifikues dhe si një ndihmë për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës, shkruan abcnews.al

Speci i kuq siguron vitamina dhe karotenoide të dobishme për riparimin e indeve epiteliale, por është e rëndësishme të konsumohet dhe selino pasi ndihmon për riaktivizimin e mikro-qarkullimit. Dhe konsumimi i disa copave çokollatë, mundësisht të zezë, ndihmon lëkurën të rikthehet në formë.  Vaji ekstra i virgjër është i dobishëm gjithashtu si një ilaç natyral për përdorim të jashtëm.

Mund të aplikohet pas dushit, duke e lënë për disa minuta në fytyrë dhe duke e mbuluar me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë. Mjalti është gjithashtu shumë i dobishëm.  Mund të përdoret i papërpunuar si eksfoliant duke shtuar pak sheqe dhe kripë. Një lugë mjaltë e kombinuar me kos dhe disa pika vaj esencial livando është një recetë e mundshme për të bërë një krem ​​hidratues DIY.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.