Kryesore

“Je frymëzimi im”, Georgina Rodriguez publikon foton e parë të Ronaldos pas infektimit me COVID-19

21:35 - 13.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Georgina Rodriguez ka publikuar foton e parë të bashkëshortit të saj Cristiano Ronaldo, pasi ky i fundit u diagnostikua me COVID-19. Modelja argjentinase ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një foto të kapur nga një bisedë në “video call” me yllin portugez, pas  njoftimit zyrtar nga kombëtarja e Portugalisë në lidhje me lajmin e prekjes me COVID-19.




“Ti je frymëzimi im”, shkruan Georgina Rodriguez në “Story” e saj. Në këtë foto Kristiano Ronaldo shfaqej i qeshur edhe për vetë faktin se është asimptomatik dhe nuk ka shfaqur probleme.  Vlen të theksohet fakti se ylli portugez do t’i mungojë ekipit të tij Juventusit për të paktën 14 ditët e ardhshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.