BOTA

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 438 raste të reja me COVID-19

20:20 - 16.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 191 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 16.949 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend




Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 438 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve me këtë virus në vend ka shkuar në 22.607, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 821.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 191 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 16.949 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 4.837.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.306 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 216.541 teste.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.