BOTA

OBSH-së: Remdesivir nuk ka efekt në kurimin e pacientëve me Covid-19

13:47 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajtimi me Remedisivir nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në kurimin e një pacienti me Covid-19 ose gjatë shtrimit në spital, sipas një studimi Klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton zougla.gr




Studimi analizoi efektin e remedisivir dhe tre ilaçeve të tjera në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende, duke zbuluar se asnjë trajtim “nuk ul rrezikun nga vdekshmëria ose intubimi sipas Financial Times dhe Reuters.

“Trajtimet me remedesivir, hidroksiklorokinë, lopinavir dhe interferon kanë shumë pak efekt në uljen e vdekshmërisë në spitale,” sipas studimit të publikuar nga medRxiv. Testet klinike janë ende në vazhdim.

Studimi përfshiu rreth 2,750 pacientë të cilëve iu dha ilaçi remedisivir për dhjetë ditë (200 miligramë në ditën e parë dhe 100 miligramë ditën tjetër). Zbulimi i OBSH-së nënkupton se  ilaçi i vetëm që rrit shanset për të mbijetuar nga  Covid-19 është deksametazoni, një steroid që merret nga goja dhe është i disponueshëm në të gjithë botën.

OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e steroideve në rastet më të rënda me Covid-19. Shpresat  tani janë përqendruar te antitrupat monoklonalë, dhe ilaçeve të tjera antiviralë.

Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences si një ilaç kundër virusit Ebola. Është një nga ilaçet që ka përdorur edhe Presidenti i SHBA-së  Donald Trump. Kompania kohët e fundit bëri  një marrëveshje me BE-në për të furnizuar deri në 500,000 doza vendet europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.