AKTUALITET

Pa sëmundje të tjera shoqëruese/ Kush është 37-vjeçari që humbi betejën me COVID

17:30 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi që shihni në foto është Lorenc Kreka, është mes 4 viktimave që ndërruan jetë nga koronavirusi në vendin tonë në këto 24 orët e fundit. Mësohet se 37-vjeçari nga Korça ka humbur betejën me COVID-19 ditën e djeshme, ndërsa la pas bashkëshorten me dy fëmijë të mitur.




Gazetarja Lorena Kodra raporton se Kreka prej disa ditësh qëndronte në spital, ndërsa me koronavirus ishte prekur dhe babai i tij, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë.

Po ashtu mësohet se Kreka nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por fatkeqësisht nuk arriti t’i bënte ballë virusit vdekjeprurës. Kreka, punonte si banakier në një lokal në Korçë, ndërsa ishte baba i një djali 4 vjeç dhe një tjetri 9 muajsh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.