BOTA

Rriten shifrat e të infektuarve me Covid-19/ Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia

08:32 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritja e rasteve me koronavirus ka detyruar Britaninë e Madhe të rikthejë karantinën dy javore për çdo udhëtar nga Italia që futet në territor. Vendimi u njoftua nga qeveria britanike.




“Masë, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, raporton ATSh.

‘’Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten me deri në 11 000 euro në rast se shkelja përsëritet.

Britania e Madhe, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një vale të dytë të COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.