BOTA

Rusia reagon për vaksinën ndaj Covid-19: I kthen njerëzit në majmunë

12:44 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia ka nisur një fushatë për të diskredituar vaksinën kundër koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, raporton Daily Mail.




Fushata synon të përhapë frikë duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë. Në mediat sociale qarkullojnë imazhe dhe video që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për popullsinë. Një prej imazheve tregon Boris Johnson duke ecur në Doëning Street,i cili duket si një majmun.

Një imazh tjetër tregon një shimpanze në një  laborator të gjigandit farmaceutik AstraZeneca – i cili po prodhon vaksinën dhe ka një shiringë në dorë.

1 2
<
>

Testi i pari i vaksinës së Oxfordit pritet të jetë gati para Krishtlindjeve. Ndërkohë, kryetarja e Task forcës së Vaksinave të Mbretërisë së Bashkuar Kate Bingham tha se ajo shpreson që testet do të tregojnë shenja suksesi deri në fund të vitit por paralajmëroi se nuk ka asnjë garanci, raporton abcneës.al

Të dhënat e hershme nga provat klinike sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe krijon antitrupa të cilët mbrojnë nga virusi. Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë varen nga gjetja e një vaksine. Pa një vaksinë ose një kurë – asnjëra prej të cilave ende nuk ekziston nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar Covid-19..

Fushata filloi mbi një muaj më parë pasi një vullnetar në gjyqin e Oksfordit u sëmur duke pezulluar zhvillimin e vaksinës përkohësisht. Vende të tilla si India dhe Brazili, ku Rusia po përpiqej të shiste vaksinën e saj, janë vënë në shënjestër të fushatës, tha një informator për Times.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.