Kryesore

Dojna Mema gjobitet nga policia për mosmbajtjen e maskës, shpërthen ndaj efektivëve: Më ndaluan në një formë harbute

11:22 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Dojna Mema është përballur me një ngjarje të pakëndshme mbrëmjen e djeshme. Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ moderatorja ka treguar se është gjobitur për shkak të mungesës së maskës në rrugë. Mirëpo në video është shfaqur e revoltuar ndaj efektivëve të policisë.




Moderatorja shprehet se nuk e kishte kundërshtuar gjobën, por irritimi i saj konstatonte në sjelljen harbute të policëve, të cilët sipas Dojnës nuk kanë treguar aspak ‘njerzillëk’.

“Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal. Dhe gjejni çfarë? Mora një gjobë! Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njeëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati gati sikur kisha vjedhur diçka.

Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur makinën me çelës, sepse arrinte deri aty.

E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”, është shprehur moderatorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.