LIFE STYLE

Gabimet që duhet të shmangni për të mos dëmtuar flokët

18:09 - 03.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët kanë fuqinë për të ndryshuar tërësisht pamjen. Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, flokët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme. Disa zakone që i bëni në përditshmëri për t’u dukur sa më bukur, në fakt janë shumë të dëmshme për flokun.




Neglizhoni prerjen e rregullt të flokëve

Shumë prej nesh e anashkalojnë prerjen e flokëve duke menduar se asgjë nuk ndryshon nëse i presin flokët pak më vonë. Flokët tanë rriten nga rrënja, por majat janë ato që kërkojnë vëmendje të veçantë pasi përdorimi i përditshëm i shampove (që përmbajnë sulfate të forta) i shkatërron ato ndjeshëm. Ekspertët rekomandojnë që të prisni flokët çdo 2 muaj për të hequr gërshërët dhe majat e dëmtuara.

Përdorni shumë zbutës

Zbutësi i flokëve i preferuar shton lagështinë e nevojshme dhe ndihmon që flokët të jenë sa më të butë. Shumica mendon se mund ta aplikojnë zbutësin në të gjithë skalpin e kokës, por në fakt duhet të aplikohet vetëm në majat e flokëve.

Keqpërdorni shampon e thatë

Shampoja e thatë është zgjidhja perfekte kur nuk keni kohë për t’u larë. Por përdorimi i tepërt mund të shkaktojë probleme të ndryshme të tilla si inflamacion. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tij 1-2 herë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.